Aktualitet

Bilanci në Kosovë/ Rritet numri i viktimave, 5 persona ndërrojnë jetë, rezultojnë pozitiv 288 të tjerë

KOSOVË-Rritet numri i viktimave në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1842 persona dhe kanë rezultuar pozitiv 288 njerëz. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 5 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button