Bota

Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur në “Twitter” se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Gates ka theksuar se ndihet shumë mirë duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë që bënë të mundur zhvillimin e një vaskine.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19”, ka shkruar Gates përbri fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.

Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka marrë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button