Uncategorized

‘Boom’ të infektuarish me Covid-19 në Berat, 80% e rasteve janë pensionistë

BERAT– Viti 2021 shënoi sërish raste në rritje të të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Beratit. Në dy ditët e para të vitit, janë shënuar 31 raste të reja.

Burime brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se nga testimet e kryera në këtë institucion në dy ditët e para të Janarit rezultojnë 19 shtetas “pozitivë”, 13 në Berat dhe 6 në Dimal ose e njohur ndryshe si Ura-Vajgurore.

Të njëjtat burime pohojnë se 14 raste i përkasin moshave të treta, pra 80% e këtyre rasteve janë pensionistë dhe pjesa tjetër të papunë. Mes të infektuarve është edhe një mësuese në shkollën e mesme të muzikës “Ajet Xhindole” në Berat.Deri më tani në vendin tonë janë shënuar gjithsej mbi 58 mijë të infektuar nga pandemia në botë, nga të cilët 1181 persona nuk ia kanë dalë që të mposhtin pandeminë e koronavirusit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button