Politike

Braktisja e vendit, Gjosha: Premtimet e pambajtura dhe injektimi i humbjes së shpresës, plagë e madhe

Pas raporteve për ikje masive nga Shqipëria të të rinjëve por edhe të shtresave të tjera të Shoqërisë ka reaguar me një postim në facebook edhe ish deputetja e LSI Klajda Gjosha.

“Shkaterrimi i sistemit arsimor, barra e taksave për ata që punojnë më shumë dhe jo për ata që fitojnë më shumë, ku 23% e taksave në vend paguhen nga shtresa e mesme, premtimet e pambajtura dhe injektimi i humbjes së shpresës, janë sot plagët më të mëdha në vend!”

Postimi i plotë:

Të gjitha raportet për Shqipërinë flasin për një numër alarmant të larguarish nga vendi, ku mes tyre mbizotëron rinia dhe shtresa e mesme!

Shkaterrimi i sistemit arsimor, barra e taksave për ata që punojnë më shumë dhe jo për ata që fitojnë më shumë, ku 23% e taksave në vend paguhen nga shtresa e mesme, premtimet e pambajtura dhe injektimi i humbjes së shpresës, janë sot plagët më të mëdha në vend!

Detyra jonë është të punojmë me vizion dhe strategji me njerëzit dhe për njerëzit! Ndryshimi po vjen! Ky vit i ri ka filluar me Countdown! 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button