Uncategorized

Brazili aprovon importimin e 2 milion dozave të vaksinës Astra-Zeneca

BRAZIL– Rregullatori shëndetësor i Brazilit Anvisa ka miratuar importin e 2 milion dozave të vaksinës Covid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, edhe pse vaksina nuk është miratuar ende për përdorim në vend. Anvisa tha të Shtunën vonë se kishte miratuar kërkesën e importit nga qendra biomjekësore e lidhur me qeverinë federale Fiocruz të Enjten, njoftoi Reuters.

Importimi i dozave para miratimit do të bëjë të mundur që vaksinimi të fillojë sa më shpejt që Anvisa të miratojë përdorimin e tij, tha rregullatori. Brazili ende nuk ka aprovuar asnjë vaksinë. Fiocruz do të aplikojë për përdorim urgjent të vaksinës deri të Mërkurën, tha presidenti i saj, Nísia Trindade, javën e kaluar.Brazili ka regjistruar shpërthimin e dytë më vdekjeprurës të Covid-19 pas SHBA. Vendi më i madh i Amerikës së Jugut ka numrin e tretë më të lartë të rasteve të koronavirusit, sipas ministrisë e shëndetësisë ku janë regjistruar më shumë se 7.7 milion raste, pas SH.B.A.-së dhe Indisë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button