BotaShendet

Britani – Mbyllje totale deri në mes të shkurtit.

Mbi 60.000 të infektuar në 24 orë

“Tani kemi një variant të ri të virusit dhe është frustruese dhe alarmante të shikosh se me çfarë shpejtësie po përhapet varianti i ri” Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson sqaron bllokimin e ri në Angli për të luftuar përhapjen e koronavirusit

Të gjithë në Angli duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç për arsye të lejuara gjatë këtij bllokimi të ri të koronavirusit që pritet të zgjasë deri në mes të shkurtit, thotë Kryeministri.

Rastet e të infektuarve në ditë për Britanin

Dje Britania shënoi rekord të infektuarish në 24 orë duke kaluar për herë të parë 60.000 të infektuar në ditë.

Në një konferencë për shtyp në Downing Street të Martën, Boris Johnson tha se 1.3 milion njerëz ishin vaksinuar tani në MB – përfshirë 23% të moshës mbi 80 vjeç në Angli, rreth 650,000 njerëz. Por ai tha se më shumë se një milion njerëz janë të infektuar aktualisht – me një numër pacientësh në spitale 40% më të larta se në pikun e parë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button