Bota

Bullgarët kërcejnë me gajde dhe daulle në ujërat e akullt për Epifaninë, duke injoruar kufizimet

Sofje  – Dhjetëra bullgarë kërcyen dhe kënduan në ujërat e ftohtë të lumit Tundzha në qytetin Kalofer për të shënuar festën e krishterë të Epifanisë dhe duke injoruar kufizimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një ritual popullor, priftërinjtë ortodoksë hedhin një kryq në një liqen ose lumë, dhe besohet se personi që e merr atë do të lirohet nga shpirtrat e këqij dhe do të jetë i shëndetshëm gjatë gjithë vitit.

Pavarësisht thirrjeve nga autoritetet për të anuluar festimin, rreth 70 burra nga Kalofer morën pjesë në ritual, ndërsa dhjetra u mblodhën përgjatë brigjeve të lumit për ta parë atë.

Kryetari i Bashkisë së Kalofer, z. Rumen Stoyanov tha se “kjo është një ngjarje e rëndësishme për komunitetin … Ne u përpoqëm të kufizonim hyrjen, por nuk mundëm.”

Pasi u nxor kryqi nga uji, burrat i lidhën krahët sipër shpatullave të njëri-tjetrit dhe kënduan e vallëzuan në rreth me muzikë me daulle dhe gajde.

Ngjarja në Kalofer ndezi debate të nxehta në rrjetet sociale, ku disa e mbështetën atë ndërsa të tjerët bënë thirrje që burrat dhe qyteti të gjobiteshin për shkeljen e rregullave ngaqë kanë frikë se mund të ushqejnë infeksionet e koronavirusit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button