Sport

Christian Eriksen për Edin Dzeko, Steven Zhang e ka ndarë mendjen

Edin Dzeko dhe Christian Eriksen janë në udhëkryq për të ardhmen. Sulmuesi dhe mesfushori kërkojnë të largohen respektivisht nga Roma dhe Interi dhe së fundmi në Itali ka dalë një tjetër skenar.

Bëhet fjalë për shkëmbimin e dy lojtarëve. Interi po e kërkon prej kohësh një sulmues dhe Dzeko ka qenë në listën e dëshirave të trajnerit Antonio Conte. Gjithsesi nuk është dakord presidenti Steven Zhang.

Gazzetta dello Sport shkruan se Roma po përpiqet të gjejë një ekip për sulmuesin boshnjak, i cili paguhet 7.5 milion euro në sezon. Interi nga ana tjetër edhe me parametra zero është në dilemë për ta bërë një lëvizje të tillë. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button