Bota

Çifti martohet në spital pas komplikacioneve me Covid-19

Një çift të prekur nga koronavirusi vendosën të lidhin kurorë në spital, ku u shtruan pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Elizabeth Kerr dhe Simon O’Brien fillimisht kishin planifikuar të martoheshin me njëri-tjetrin në qershor të vitit të kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

Pavarësisht niveleve të tyre të oksigjenit, dyshja, të cilët ishin ndodheshin në pavione të ndryshme, u martuan në një ceremoni që stafi i spitalit kishte organizuar. Gjendja e Simon u përkeqësua dhe ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv ndërsa stafi punonte për të siguruar një licencë martese.

Duke folur për martesën e saj, Elizabeth tha: “Ata më thanë se nuk do të mund të martoheshim, sepse do të duhej ta intubonin Simonin. Por ceremonia u mbajt në një orë tjetër. Ai thjesht e mblodhi veten sa ne të martoheshim. Duhej të prisnim disa ditë për puthjen tonë të parë.”

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button