Aktualitet

Çifti shqiptar në valixhe, karabinierët bëjnë lëvizjen e radhës, hetim si u “paketuan”

Në Itali vijon që të jetë në qendër të vëmendjes ngjarja e vrasjes dhe copëtimit të trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, ku e akuzuar dhe arrestuar deri tani është ish-partnerja e djalit të shqiptarëve, Elona Kalesha.

Mediat italiane shkruajnë se karabinierët kanë bërë një “vizitë” blic në një kompani në një qendër industriale në Empoli.

Arsyeja? Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.

Autoritetet italiane po hetojnë më tej për të zbuluar enigmën mbi paketimin e çiftit shqiptar, pasi e copëtuan në ditët e para të nëntorit 2015.

Pasi ‘paketoi ’eshtrat e prindërve të ish të dashurit, Taulantit, Elona Kalesha mendoi se gjithçka ishte harruar dhe ia hodhi, por tashmë ndodhet pas hekurave.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button