Bota

Covid-19, izolimi dhe kriza ekonomike: 3 milion italianë hoqën dorë nga kujdesi mjekësor

3 milion italianë u desh të hiqnin dorë nga trajtimi mjekësor, vizitat e specialistëve ose operacionet për shkak të vështirësive ekonomike, pandemisë si edhe izolimit që u mor si masë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Këto shifra janë rezultate të sondazhit të realizuar për periudhën mars-dhjetor 2020, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Ndërkohë po sipas sondazhit të realizuar për më shumë se  32.8 milion italianë u anulua ose u shty trajtimi mjekësor.

Këto rezultate janë të realizuara nga mUp Research dhe Norstat për Facile.it.

Pandemia ka vënë në presion të gjitha objektet shëndetësore, veçanërisht ato publike.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button