Bota

Covid-19/ Mbi 85 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur në gjithë botën, gjendja në Evropë ende problematike

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 194,337 persona, duke e çuar numrin në total mbi 21 milionë. Gjendja në Evropë, vazhdon të ngelet problematike. Ku disa vende si Greqia, Gjermania dhe Italia i kanë shtyrë masat izoluese.

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 85 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,850,916 njerëz dhe janë shëruar mbi 60 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 194,337 persona, duke e çuar numrin në total mbi 21 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,387 njerëz dhe numri në total ka shkuar 360,078.

India renditet e dyta dhe ka shënuar një rritje të numrit të infektimit. Gjatë orëve të fundit numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 është mbi 16,660, ku shifra në total ka shkuar 10,341,291. Shifra e viktimave është mbi 215, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë 149,686 pacientë.

Gjendja në Evropë, vazhdon të ngelet problematike. Ku disa vende si Greqia, Gjermania dhe Italia i kanë shtyrë masat izoluese.

Franca ka shënuar një shifër të lartë infektimesh. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 12,489 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,655,728 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 116 njerëz dhe numri në total është 65,037.

Gjermania ka shënuar një ulje të numrit të rasteve krahësuar me ditën e mëparshme. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 10,356 njerëz, duke e çuar shifrën në total 1,783,896 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 246 njerëz dhe numri në total është 35,105.

Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 14,245 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,155,446 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 347 , duke e çuar shifrën në total 75,332 njerëz.

Greqia, po ashtu ka vendosur një izolim të vendit dhe një shtim të masave izoluese të cilat do të zgjasin deri në 11 janar. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit ka shënuar një ulje të numrit të infektimeve, mbi 390 persona kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin në total 140, 099 dhe kanë ndërruar jetë mbi 36 persona dhe numri i vdekjeve në total është 4,957.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button