Bota

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Numër i lartë viktimash nga koronaviruisi, 46 persona rezultojnë pozitivë

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut  janë realizuar  378 testime, ku 46 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërsa 12 pacientë kanë humbur jetën shkak i Covid-19.

Shkup-22, Kumanovë-2, Prilep-1, Tetovë-1, Strugë-7, Ohër-3, Kavadarci-4, Gostivar-3, Makedonski Brod-1, Resnjë-1 dhe Negotinë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në Shkup njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar 526 pacientë të shëruar nga Covid-10, ndërkaq 12 pacientë e kanë humbur jetën.

Numri i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 83789, numri i pacientëve të shëruar 62469, ndërsa numri i të vdekurve 2522. Numri i rasteve aktive është 18798.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button