Bota

Covid-19 nuk i ndahet Kinës, në Pekin mbyllen shkollat deri në mars

Për shkak të pandemisë Covid-19, qeveria kineze ka vendosur të mbyllë deri në mars të gjitha shkollat në Pekin. Shkollat duhej të mbylleshin në mesin e shkurtit, në fund të semestrit dhe festës së Vitit të Ri kinez, por qeveria vendosi t’i mbyllë ato më herët.

Qeveria kineze ka frimë se për shkak të festimeve do të ketë një rritje të rasteve me koronavirus, ndaj vendosi që shkollat të mbyllen më herët dhe pushimi të zgjasë deri në mars. Gjithsesi, ky vendim për rihapjen e shkollave do të shqyrtohet sërish pas një muaji.

Këto dy javë mësimi në shkollat e Pekinit do të vijojë on-line. Në Kinë kanë frikë nga rikthimi i pandemisë, teksa raste sporadike janë verifikuar në disa qytete dhe ekziston frika se atom und të kthehen në vatra infeksioni.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button