Bota

COVID-19 rrezikon të ardhmen Itali, të paktën një nxënës në klasë braktis shkollën

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar shumë aspekte të jetës ku jemi dashur të përshtatemi me normalitetin e ri qoftë fizikisht por edhe psikologjikisht.

Në të gjithë botën nxënësit dhe studentët janë detyruar të ndjekin mësimin përmes alternativës online edhe pse kjo mënyrë jo kudo rezulton e suksesshme.

Por si është duke ndikuar situata e COVID- 19 tek brezat e ardhshëm pasi efektet e pandemisë do të jenë afatgjata.

Të paktën 34 mijë nxënës të shkollës së mesme, për shkak të mungesave të zgjatura, mund të rrezikojnë të braktisin shkollën. Më shumë se një në 3 studentë ndihen të papërgatitur dhe 35% këtë vit duhet të përgatiten për më shumë lëndë mësimore  sesa vitin e kaluar. Sipas një sondazhi të kryer në Italia nga “Save the Children” në një mostër të rinj të grupmoshës 14-18 vjeç 31% e adoleshentëve ndihen të lodhur, 17% të pasigurt dhe të shqetësuar, 15% ndihen në ankth dhe 14% të çorientuar.

Sipas të dhënave 28% e të rinjve janë shprehur se nga nisja e pandemisë të paktën një nga shokët e klasës nuk ka vijuar më frekuentimin e mësimit. Shkaqet kryesore janë renditur vështirësitë e  lidhjes përmes mësimit online dhe mungesa e përqendrimit.

Pandemia ende nuk ka përfunduar e  ndonëse shpresat janë shtuar me procesin e vaksinimit sërish shumë shtete për arsye sigurie kanë rivendosur izolimin apo edhe të shtyjnë rikthimin në bankat e shkollave.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button