Bota

COVID-19/ Vatikani pritet të nis vaksinimin e popullsisë me Pfizer dhe BionTech gjysmën e dytë të janarit

Vatikani pritet të nis vaksinimin. Sipas mediave të huaja, vaksinimi ndaj Covid-19 do të nis për 450 banorët rezidentë që jetojnë aty, përfshirë Papa Farançeskun.
Mësohet se vaksinimi, mund të nisë në gjysmën e dytë të janarit, me vaksinën e Pfizer dhe BioNTech. Ndërkohë, deri më tani Vatikani ka siguruar frigoriferin e përshtatshëm, teksa vaksinimi do bëhet në pika vullnetare.
Vaksinimi do të përfshijë edhe gjithë punonjësit që shërbejnë në Vatikan, por që punojnë në Romë. Vatikani që prej fillimit të pandemisë ka shënuar 27 persona pozitiv, ndërkohë që asnjë person nuk ka ndërruar jetë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button