Bota

Ç’po ndodh? Presidenti kinez urdhëron ushtrinë të përgatiten për luftë: Mos kini frikë nga vdekja

PEKIN–  Presidenti kinez Xi Jinping i ka kërkuar ushtrisë për të forcuar aftësitë luftarake dhe gatishmërinë për të luftuar, teksa ligji i ri i mbrojtjes që zgjeron fuqitë e forcave të armatosura hyri në fuqi këtë vit.

Udhëheqësi 67-vjeçar, i cili kryeson gjithashtu Partinë Komuniste Kineze, ka urdhëruar Ushtrinë Çlirimtare të Popullit që të jenë gati për “të vepruar në çdo sekondë”. Ky urdhër i presidentit kinez vjen pas problemeve të shkaktuara me Indinë dhe Tajvanin vitin e kaluar, raportojnë mediat vendase.

 “Komandantët dhe ushtarët duhet që të kenë shpirtin e luftimit pa frikën e vështirësive apo frikën e vdekjes”,  thuhet në urdhërin e lëshuar.

Presidenti kinez urdhëroi gjithashtu forcimin e paisjeve luftarake si dhe shtimin e metodave të reja teknologjike gjatë oferacioneve luftarake.

Kina ka pasur tensione në rritje me fqinjët e saj vitin e kaluar, Indinë dhe Tajvanin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button