Bota

Danimarka vendos masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e variantit të ri të COVID

Në një konferencë për shtyp kryeministri i Danimarkës Mette Frederiksen ka lajmëruar marrjen e masave të reja duke filluar nga sot për të frenuar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

DANIMARKË– Masa të reja janë raportuar sot për Danimarkën nën rrezikun e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Danimarka vendosi një bllokim të fortë në Dhjetor, duke përfshirë mbylljen e bareve, restoranteve dhe dyqaneve të tjera jo thelbësore, për të frenuar një rritje shqetësuese të infektimeve të reja, të cilat kanë shtyrë spitalet e vendit në limit të kapacitetit të tyre.

Ditët e fundit, disa deputetë kanë bërë thirrje për një shtrëngim të kufizimeve për shkak të frikës nga varianti i ri i koronavirusit, zbuluar së pari në Britani, i cili mendohet të jetë më i transmetueshëm se të tjerët.

Kryeministri Mette Frederiksen  tha: ‘Mutacioni tashmë është aq i përhapur sa nuk mund të ndalet. Por ne mund ta vonojmë atë dhe të tërheqim kohën, në mënyrë që të mund të vaksinojmë më shumë njerëz.’

Autoritetet shëndetësore thanë se ata presin që varianti i ri i virusit të jetë dominues në Danimarkë nga mesi i muajit të ardhshëm sipas Reuters.

Kufizimet e reja përfshijnë uljen e kufirit në mbledhjet publike në pesë persona nga 10 më parë, ndërsa një rregull distancimi 2 metrash do të futet në vendet publike, përfshirë këtu edhe dyqanet me pakic.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button