Sport

David Alaba i thotë lamtumirë Bayern Munich, zbulohet skuadra që ka firmosur mbrojtësi austriak

Alaba ka arritur akordin me Real Madrid dhe këto ditë do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë një pagë bashkë me bonuset që do të shkojnë afërsisht në 12 milionë euro

SPANJË-David Alaba do të largohet nga Bayern Munich dhe kjo nuk diçka e fshehtë. Mbrojtësit austriak i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe lojtari po shqyrton ofertat më të mira. Për 28-vjeçarin ka pasur interes nga Juventus, Inter por edhe Manchester City.

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se asnjë prej këtyre skuadrave nuk është në preferencën e austriakut, pasi thuhet se ka arritur akordin me Real Madrid dhe këto ditë do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë një pagë bashkë me bonuset që do të shkojnë afërsisht në 12 milionë euro.

Pas 12 vitesh në Mynih, ku fitoi gjithçka me fanellën e Bayernit, mbrojtësi austriak David Alaba është gati të largohet në fund të sezonit për një tjetër aventurë, pasi i përfundon edhe kontrata. Për më tepër, Reali mund të presë i qetë përgjigjen e kapitenit Sergio Ramos, i cili po mendohet ende për rinovimin e kontratës, pasi edhe në rast largimi të tij, Alaba është gati të zbresë në fushë në krah të francezit Raphael Varane.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button