Sport

Dëmtimi i Lukakut shqetëson Conten për ndeshjet e ardhshme, Inter duhet të…

Sulmuesi belg u detyrua të largohej në minutën e 60-të, i zëvendësuar nga Perisic

MILANO– Një notë e stonuar për Interin pas fitores ndaj Crotones në ndeshjen e javës së 15-të të Serie A është dëmtimi i Romelu Lukakut. Sulmuesi belg u detyrua të largohej në minutën e 60-të, i zëvendësuar nga Perisic.

Diagnoza e parë i referohet një kontraktimi muskular të kofshës së djathtë, në pritje të testeve të mëtejshme. Big Rom mbetet në dyshim të fortë për transfertën e Marassit kundër Sampdorias. Në datën 10, Interi do të luajë ndaj Romës në Olimpico dhe të dielën tjetër, më 17, zikaltrit do të presin Juventusin.

Një cikël sfidash të rëndësishme që Conte dëshiron ti përballojë me sulmuesin e tij në fushë. “Më tha se kishte një lodhje të vogël në kofshë, të shohim pas kontrolleve nëse ai është në rrezik për Sampdoria – tha trajneri i Inter pas ndeshjes – Ne e hoqëm menjëherën nga fusha, nuk mendoj se është ndonjë gjë serioze”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button