Aktualitet

Dëmtohet ‘Ura e Zogut’ mbi lumin Mat, fundoset njëra nga këmbët mbajtëse nga reshjet e shiut

LEZHË– Reshjet e shiut kanë dëmtuar “Urën e Zogut” mbi lumin Mat, e cila është drejt shembjes. Ditën e sotme është fundosur njëra nga pjesët e saj, pasi marrja e inerteve pranë këmbëve te urës, ka bërë që ura të dalë jashtë funksionit.

Gjatë ditës së sotme ka rreth 30cm ulje tek njëra nga këmbët mbajtëse. Ende nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për rregullimin e kësaj ure të rëndësishme e as nuk është parandaluar marrja e inerteve në lumin e Matit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button