Aktualitet

Deputetët e Qarkut Gjirokastër bojkotojnë 21 janarin

21 janari shënon një nga ngjarjet e rënda që tronditi opinionin publik në Shqipëri . Tek sa bëhen 10 vite nga vrasja e katër protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para Kryeministrisë, në protestën e thirrur asokohe nga Partia Socialiste.
Për të kujtuar të ndjerit edhe në Gjirokastër janë zhvilluar homazhe në fshatin Zenelaj për një nga viktimat Ziver Veizi. Por ajo që vihet re është indeferentizmi i deputetëve të Qarkut Gjirokastër të cilët kanë vendosur të mos jenë të pranishëm . Ndonëse ndër vite flitet për drejtësi vetë ata që i nxorrën në rrugë me në krye Edi Ramën i braktisën .Kur edhe në përvjetore përgjegjësit kryesor të vdekjes së tyre zgjedhin të qëndrojnë larg pa treguar kurrfarë interesi për jetët që humbën në emër të politikës.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button