Aktualitet

Dita e ujit të bekuar, Berati mirëpret Metën/ Presidenti mesazh qytetarëve, s’flet për politikë: Jemi në vend të shenjtë

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Berat ku ka marrë pjesë në ceremoninë traditë të besimtarëve ortodoksë, atë të Ujit të Bekuar. Kreu i shtetit tha në një prononcim për mediat se ishte kënaqësi për të  zgjidhte Beratin.

“Le të na ndriçojë kjo ditë e bekuar dhe ky moment për të na forcuar besimin në zot për të përballuar sfidat e vështira dhe për të na mbrojtur nga kjo pandemi. Le të na ndihmojnë këto bekime të sotme për të qënë më të bashkuar dhe për të përballuar sfidat e këtij viti”, tha Meta.

Ndërkohë, lidhur me interesin e gazetarëve për situatën politike në vend, kreu i shtetit zgjodhi të ishte i rezervuar. Meta u pyet për akuzat e kryeministrit Edi Rama se ka penguar projektin Vlorë-Orikum, ndërsa tha se sot është një ditë e shenjtë dhe preferoi të mos të zgjatet.

“Jemi në një vend të shenjtë. Kjo kishë që u hap 30 vjet më parë do të mbetet gjithmonë e hapur, ashtu sikurse edhe besimi në Zot do të jetë gjithmonë i përjetshëm, por edhe besimi për një Shqipëri Europiane”, tha Meta. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button