Politike

Dita ndërkombëtare e Edukimit, Gjosha bashkëbisedim me disa të rinj: Shqetësimet që më shprehën

Sot në Ditën ndërkombëtare të Edukimit, ish-ministrja Klajda Gjosha thotë se investimi në arsim duhet të jetë prioritet i shoqërisë tonë.

Përmes një bashkëbisedimi që ka zhvilluar me disa të rinj, ajo dëgjoi shqetësimet e tyre duke u shprehur se arsimi është ende një sektor i lënë në harresë.

STATUSI I PLOTE
Dita ndërkombëtare e Edukimit më gjeti në një bashkëbisedim me disa të rinj që ndanë me mua shqetësimet e tyre në këtë fushë! Një shtet që investon në arsim, investon në breza, investon në një të ardhme📚 Investimi në arsim duhet të jetë prioritet i shoqërisë tonë, për fat të keq politizimi i teksteve, infrastruktura e munguar arsimore, mos përfshirja në vendimarrje e hallkës mësues, nxënës, prind, mungesa e studimit të tregut të punës dhe shumë probleme të tjera janë arsyeja që arsimi është ende një sektor i lënë në harresë! Jemi ende në kohë⏳ Së bashku mund të arrijmë të krijojmë një të ardhme të sigurt, ku brezat që do të vijnë nuk do detyrohen të largohen për shkak të një arsimi të dobët, i cili nuk i ofron ASGJË❌ Ne së bashku mund t’i japim brezave arsimin me standarte që ata meritojnë 📖 #sëbashkumeLSI 🚩 #shqipëriashtëpiajuaj🌹 Shiko më pak

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button