Aktualitet

“Do ti vidhni gjakun e motrave të mia”/ Djali i Përparim Ademit kërcënohet me vdekje, dalin mesazhet

TIRANË– Djali i Përparim Ademit (Telës), 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir, ka nxjerrë mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur në telefon. Kristo Tela ka zbuluar  se është kërcënuar nga Bashkim Metani (vëllai i motrave të vrara), i cili sipas tij është betuar për hakmarrje.

Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë. Sipas mesazheve të Bashkim Metanit ka thënë që: ‘do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur’. Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon”, u shpreh ai i shqetësuar

Në fotot e bëra publike lexohen qartë kërcënimet:

Mos kujto se do shpëtosh se dhe ti je kopllot me Përparimin…Tani do ti villni gjakun e motrave të mia. ‘- lexohet në mesazhet.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesën e tyre në Astir, në sytë e Anxhelos, djalit 14-vjeçar të Zhanetës. Dje, familjarët e viktimave treguan se Zhaneta dhe Krishtina kanë bërë fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur ata në Selanik. Vëllai dhe motra tjetër e dy viktimave treguan për dhunën që Ademi kishte ushtruar mbi ta për vite me radhë. Ndërsa e shoqja e Përparimit, Vjollca i ka hedhur poshtë akuzat dhe sqaron se familja e viktimave do të marrë vilën e tyre, dhe për këtë shkak ngre akuza të pabazuara.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button