Aktualitet

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërsa tjetri aksidentoi një këmbësor/Bien në prange 2 persona

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona ku njëri prej tyre aksidentoi një këmbësor ndërsa tjetri drejtonte mjetin në gjendje të dehur

DURRËS– Dy shoferë kanë rënë në pranga të policisë së Durrësit Policia e Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: I., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur. P., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Larushk, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button