Aktualitet

Dyshohet se përdhunonte prej dy vitesh një 12-vjeçare, lihet në burg 45-vjeçari, e mitura në gjendje të rëndë psikologjike

Mësohet se i akuzuari është fqinj me familjen e të miturës. Kjo e fundit mësohet se është në gjendje të rënduar psikologjike.

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg 45-vjeçarin me iniciale N.E., i cili dyshohet se dy vite rresht ka abuzuar seksualisht me një të mitur 12-vjeçare.

Ka qenë familja e vajzës që ka bërë kallëzimin në polici. Dy ditë më parë prokuroria kërkoi arrestimin e personit me inicialet N.E ndërsa sot gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

Nga ana e tij, i akuzuari N.E, në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa rezulton se është i divorcuar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button