Aktualitet

E FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm në Kosovë, dhjetra të plagosur

31 persona kanë mbetur të lënduar pas një shpërthími të një bombole gazi në një restorant. Sipas informacioneve shpërthimi ka ndodhur në lokalin “Steak House”në Ferizaj , i cili duket që është demoluar tërësisht.

Ndërsa shtat prej të lënduarve janë në gjendje më të rendë dhe janë dërguar për në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar për media zëdhënësi i pôlicisë në rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri

“Deri më tani janë 32 persona të lënduar, prej tyre shtatë janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë”.

Një shpërthim i madh ka ndodhur pak minuta më parë në një qendër tregtare në Ferizaj.

Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë një bombolë gazi.

Nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar 26 persona ku ka edhe fëmijë.

Rastin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal në Polici në Ferizaj, Emin Beqiri.

“Shpërthimi ka ndodhur dhe shkak dyshohet të jetë një bombolë gazi. Deri tani 26 persona janë të lënduar. Gjashtë nga ta janë përcjell për në Qendren Klinike Universitare të Kosovës ku dy nga të lënduari janë në gjendje të rëndë”, tha Beqiri.

Beqiri mes tjerash bëri të ditur se në mesin e 26 personave të lënduar janë edhe dy fëmijë.

Në 24 ka shkuar numri i të lënduarve si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.

Shpërthimi ka ndodhur në lokalin “Steak House” , i cili duket që është demoluar tërësisht.

Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë, këto informacione i ka konfrmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button