Argetim

E kanë akuzuar shpesh! Me sportivitet, Luana pranon se shumë lojëra të emisionit i kopjon nga moderatori me famë botërore

Jimmy Fallon është padyshim një nga komedianët dhe moderatorët më të njohur dhe suksesshëm në botë. Me emisionin e tij “The Tonight Show” ai ka arritur të thyejë kufijtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u ndjekur në shteteve të ndryshme të botës, e duke fituar simpatinë e miliona njerëzve.

Për ata që nuk e dinë, “The Tonight Show” konsiston në intervistimin e personazheve publike, duke i ndërthurur me lojëra të ndryshme argëtuese. Formate të tilla i kemi parë shpesh në televizionet shqiptare. E duke qenë se Jimmy është unik, padyshim që mendon lojëra të shumta funny.

Dy nga moderatorët më të “akuzuar” se kanë kopjuar lojërat e tij janë Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca. Mbrëmjen e sotme Ermal Mamaqi ishte i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u vendos përballë një sfide mjaft interesante “ Jimmy Fallon apo Tony Robbins?”, të cilët janë dy emra që mund ta karakterizojnë mjaft mire Ermalin si “showman” dhe “life coach”.

Ai u pyet se cili prej tyre është më i mirë sipas tij, duke zgjedhur Tonyn, mirëpo me shumë modesti dhe sportivitet Luana ia ktheu “Pse Jimmy s’është? Atëherë pse ia kopjojmë lojërat unë dhe ti?”

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button