Bota

E kishte kaluar pandeminë në dhjetor/ Kaliforniani vdes disa orë pasi mori vaksinën anti-COVID, nisin hetimet, të hënën do t’i bëhet autopsia

Individi, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ndërroi jetë, ndërkohë që për të hetimet kanë nisur. 

SHBA– Një banor në Kaliforni, i cili u infektua nga pandemia në fund të dhjetorit, ndërroi jetë javën e kaluar pasi u injektua me vaksinë anti-COVID. Individi, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ndërroi jetë, ndërkohë që për të hetimet kanë nisur.

‘Individit iu injektua një vaksinë COVID-19 disa orë para vdekjes më 21 janar 2021. Është e paqartë nëse personit iu injektua vaksina Moderna of Pfizer,”-bëjnë me dije mediat e huaja.

Ndërkohë që hetimet kanë nisur, ende nuk ka asnjë indikacion paraprak se çfarë mund ta ketë shkaktuar vdekjen e tij. Trupi i tij do t’i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar  shkakun e vdekjes.

Autoritetet përkatëse nuk kanë ndarë me mediat asnjë detaj tjetët lidhur me ngjarjen, dhe as moshën e individit që u vaksinua. Gjithashtu mbetet mister fakti se përse, edhe pse e kishte kaluar pandeminë, sërish u injektua me vaksinë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button