Argetim

E krahasoi me majmunët dhe e fyeu për moshën, çudit Albi Nako: Doja ta bëja të famshme Belën, ramë dakord që ti bëja promo

Ditën e djeshme në spektaklin “Just Dance”, mori pjesë një konkurrente 40-vjeçare, për të cilën Albi Nako u shpreh: “Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë…më mirë martohu dhe bëj fëmijë.”

Komenti i tij nxiti një debat të ashpër në rrjet dhe komentuesit iu kthyen kundër.  Albi ka treguar se ai dhe Bela njihen dhe punojnë bashkë.  Ai ka theksuar se gjithçka ka qenë e planifikuar për t’i bërë një promo konkurrentes, e cila në këtë mënyrë është bërë e famshme.

“Ramë dakord t’i bëja një promo në këtë lloj forme se vetëm kështu funksionin nëse do të bësh lajm“, tha ai.

 Deklarata e plotë e Albit:

“Jam shume i habitur me një numër reagimesh në rrjetet sociale në lidhje me batutat e shkëmbyera me Belën, sfidanten 40 vjeçare që njihemi e punojmë bashkë për më shumë se 15 vite. E ndjej të nevojshme të sqaroj se në një show televiziv gjithçka ndodh, zhvillohet në marrëveshje mes palësh për konsum publik. (Që dmth, ajo e dinte cfarë do i thoja dhe une e dija cfarë do më përgjigjej).

Ne punojme bashkë si për aktivitete të ndryshme po ashtu dhe në Akademin time, ku Bela jep lëndën e gjimnastikës dhe ramë dakord t’i bëja një promo në këtë lloj forme se vetëm kështu funksionon nëse do të bësh lajm. Dhe si pasojë ajo u bë e famshme dhe unë mora qindra sharje e mallkime mbi kurrizin tim. Nëse keto batuta nuk kanë tingëlluar mirë nga pikpamja etike pres mirkuptimin e të gjithë atyre që më ndjekin duke kërkuar me modesti ndjesë publike e duke ju thënë që gjithcka është një lojë.”

Pas skenës që u transmetua në emision u prononcua dhe Bela, e cila tha se ka qenë e gjitha një batutë mes saj dhe Albit, për të cilin ka shumë respekt dhe mirënjohje.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button