AktualitetBota

E qëlluan 5 herë, një prej plumbave e preku në kokë, detaje nga atentati me armë zjarri i të riut shqiptar në Greqi (VIDEO)

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati me armë zjarri i një shqiptari në Patra të Greqisë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Agia Sofise, në kryqëzimin e Kurtësit.

Dy persona dyshohet se qëlluan 5 herë me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari shqiptar, ndërsa njëri prej plumbave i ka ngelur në kokë. Disa media e raportojnë shqiptarin të vdekur e disa të tjera në vdekje klinike. Policia thotë se atentatorët kanë qenë dy persona, ndërsa dyshohet se kanë qëlluar nga makina shqiptarin që ishte po ashtu në një mjet tjetër.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet identiteti i shqiptarit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button