Aktualitet

E rëndë në Fier, i riu godet në kokë 13-vjeçarin dhe më pas arrestohet. I mituri në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një 13 vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë për shkak të goditjeve që ka marrë nga një i ri 19 vjeçar.

Policia e Fierit bën me dije ditën e sotme se autori me inicialet E.R, 19 vjeç, është arrestuar dhe do të përballet me prokurorinë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button