Bota

E rëndë në Kaliforni, qytetari humb jetën pak orë pasi u vaksinua kundër Covid

Një qytetar nga Kalifornia humbi jetën disa orë pasi u vaksinua kundër koronavirusit.

Zyra e sherifit tha përmes Facebook se Shërbimi Shëndetësor dhe Mjeko-Ligjor i qarkut ishte njoftuar për vdekjen e papritur të qytetarit dhe se po kryhen hetimet e nevojshme në lidhje me çështjen.

Nuk është e qartë se më cilën nga dy vaksinat e aprovuara përkatësisht Pfizer / BioNTech ose Moderna është vaksinuar qytetari.

Vendet europiane, përfshirë Holandën dhe Bullgarinë, kanë raportuar efekte anësore tek personat që janë vaksinuar me Pfizer / BioNTech.

Në dhjetor, një burrë në një azil në Zvicër vdiq disa ditë pasi iu dha doza e parë e vaksinës, por nuk u zbulua asnjë lidhje midis shkakut të vdekjes dhe vaksinës.
Javën e kaluar, një person në Belgjikë vdiq pesë ditë pasi u vaksinua më të njëjtën vaksinë.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar hetimet e nevojshme për të kuptuar lidhjen midis shkakut të vdekjes dhe vaksinës. Hetime të njëjta po zhvillohen gjithashtu edhe në Norvegji për vdekjet e 23 personave pas vaksinimit me Pfizer / BioNTech.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button