Kulture

E rëndë në Mat, 23-vjeçari vetëmbytet në liqenin e Ulzës

Një 23-vjeçar me iniciale A.C. është vetëmbytur mbrëmjen e djeshme në liqenin e Ulzës, që ndodhej shumë pranë banesës së tij. Sipas policisë sipas deklarimeve të familjarëve, i riu vuante nga depresioni. Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, dhe nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.

Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale”, njofton policia.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button