Bota

E rëndë/ Vdes 10- vjeçarja në Itali, i lidhi vetes një rrip në fyt teksa bënte një sfidë në ‘Tik Tok’

ITALI– Një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të enjte në spitalin e Palermos në Itali.  Ansa.it shkruan se 10-vjeçarja ka lidhur një rrip rreth fytit të saj për t’u vetë-asfiksuar, veprim ky që e ka bërë të ndërrojë jetën.

E mitura është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por ka humbur jetën në çastet e para si pasojë e një arresti kardiak. Sipas medias italiane, e vogla e kishte kryer këtë akt për të realizuar një sfidë që ishte bërë virale në aplikacionin e njohur “TikTok”.

Prindërit e të voglës, kanë deklaruar se organet e vajzës së tyre do t’i dhurojnë për individët që kanë nevojë. Nga ana tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sfidat në ‘Tik Tok’, duke përfshirë rënie të fikëti, kriza, dëmtim të trurit, madje edhe veprime që mund të sjellin vdekjen.

Nuk janë te pakta rastet që kanë shënuar humbje jete tek fëmijët dhe adoleshentët që janë përdorues të aplikacionit Tik Tok.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button