Bota

E tradhtoi aroma dhe zhurma e ventilatorve, policia kap shqiptarin në “shtëpinë e barit” në Angli

Efektivi u kthye bashkë me dy kolegë të tij, dhe kur u fut në shtëpi gjeti bimët e kanabisit me vlerë deri në 153,000., dhe arrestoi në vend Noni Selenicën.

BRITANI– Policia e Haterpol zbuloi 182 bimë kanabisi në katër dhoma të një prone në rrugën Mitchell më 4 Dhjetor të vitit të kaluar, duke vënë në pranga 25- vjeçarin shqiptar, Noni Selenica, i cili jetonte në atë shtëpi dhe kujdesej për bimët.

Mediat britanike raportojnë se një zyrtar për Mbështetjen e Komunitetit të Policisë kishte ndjerë aromën e kanabisit në lagje dhe po kërkonte se nga vinte, kur arriti pranë shtëpisë së Selenicës ai trokiti në derë por askush nuk u përgjigj.

Më pas ai shkoi te një fqinj e cila i tha efektivit se te shtëpia pranë banonin tre meshkuj të huaj dhe nga aty dëgjoheshin zhurma të forta ventilatori dhe të bërtitura gjatë ndeshjeve sportive.

Efektivi u kthye bashkë me dy kolegë të tij, dhe kur u fut në shtëpi gjeti bimët e kanabisit me vlerë deri në 153,000., dhe arrestoi në vend Noni Selenicën.

Selenica, i tha policisë se kishte qenë në shtëpi përreth gjashtë javë. Ai pranoi rritjen e bimëve dhe deklaroi se e dinte se ishte e paligjshme të rriteshin bimë narkotike por nuk kishte rrugë tjetër. Në fund, i riu shqiptar u dënua me 6 muaj burg, ndërsa gjykatësi urdhëroi konfiskimin e të gjitha pajisjeve për kultivimin e kanabisit

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button