Aktualitet

Ekspertët italianë mbërrijnë në Pukë! Shkojnë në vendin ku u gjet makina e djegur e Davide Pecorellit, pritet takimi në komisariatin e qytetit

TIRANË– Ekspertët italianë kanë mbërritur ditën e sotme në qytetin e Pukës, në Shqipëri. Mësohet se ata janë nisur drejt vendit ku është gjetur djegia e makinës së biznesmenit Davide Pecorellit. Ardhja e tyre në Shqipëri ishte paralajmëruar pak ditë më parë në mediat italiane.

Ekspertët italianë do të zhvillojnë një takim në komisariatin e Pukës në orën 14:00 ku i pranishëm do jetë dhe Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj. Ata janë shoqëruar nga Tonin Vocaj, drejtori i Policisë Kriminale. Më herët ata kanë shprehur dyshimet për punën që kanë bërë autoritetet shqiptare duke i cilësuar si të vonuara.

Prokuroria italiane ka nisur gjithashtu hetimet për vrasjen e biznesmenit. Në pyetje është marrë edhe partnerja shqiptare e Davides që ka edhe një fëmijë me të. Biznesmeni italian, i cili kishte pasur vështirësi financiare në vendin e tij, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për të zgjeruar biznesin.

Davide Pecorelli rezulton i zhdukur që prej gjashtë janarit. Mbrëmjen e datës tetë janar u gjet mjeti i djegur i biznesmenit italian dhe që aty nisën hetimet.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button