Aktualitet

Ekspertët italianë nisin hetimet! Vëzhgojnë nga afër makinën e djegur të Davide Pecorellit, nga Komisariati shkojnë te Prokuroria e Pukës

PUKË– Ekspertët italianë ndodhen në qytetin e Pukës aty ku kanë nisur menjëherë kqyrjen e vendit ku është gjetur makina e djegur e biznesmenit italian Davide Pecorellit.

Nga Komisariati i Pukës, ekspertët italianë dhe ato shqiptarë kanë shkuar në Prokurorinë e rrethit të Pukës. Më herët, ato ishin në Komisariat ku panë nga afër makinën e djegur.

Sipas mediave italiane, autoritetet në Shqipëri po presin rezultatet e ADN-së për kockat e gjetura brenda makinës tip ‘Skoda Fabia’ e cila u gjet e djegur. Ndërkohë ata theksojnë se zhdukja e italianit mbetet ende mister si dhe theksojnë se policia shqiptare ka lënë shumë gjëra anash, ndaj kanë ardhur dhe autoritetet italiane në Shqipëri.

Biznesmeni Davide Pacorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 21 ditësh në Shqipëri kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike. Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button