Aktualitet

EKZEKUTOHET në oborrin e shtëpisë politikani italian/ Autorët e goditën në kokë, gjendet i pajetë nga i biri. Zbardhen hipotezat e vrasjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Është gjetur i vrarë një politikan në zonën e Bergamos. Mediat italiane raportojnë se Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi. 68-vjeçari ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.
Sipas hetuesve autorët e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, duke bërë që politikani të ndërrojë jetë menjëherë. Viktima u gjet nga djali i tij, ndërsa kishte dëmtime të mëdha në kokë.
Mendohet se Franco mund të jetë përballur me grabitësit të cilët e kanë vrarë. Mirëpo nuk eleminohet dhe mundësia që ai të jetë ekzekutuar për arsye të politikës. Policia ka kërkuar të gjithë kamerat e sigurisë për të gjetur autorët e krimit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button