Sport

El Shaarawy zbarkon në Romë, ‘Faroni’ rikthehet te verdhekuqtë

Stephan El Shaarawy rikthehet në Serie A. Në marrëveshje me Romën prej disa kohësh, Faraoni ditën e sotme ka zbarkuar në qytet.

Sulmues italian ka mbyllur aventurën me Shangahi Shenhua në Kinë e tashmë do të luajë sërish në kampionatin italian.

Ditën e nesërme sulmuesi italian do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën me skuadrën kryeqytetase.

28-vjeçari ishte pjesë e Romës para se të largohej drejt Kinës e tashmë do të nisë një tjetër aventurë të re të skuadra italiane.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio që bën me dije se italiani pritet të mbërrijë nesër në Romë dhe do të firmos me verdhekuqtë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button