Aktualitet

Elbasani në flakë pak orë para ndeshjes, digjet një makinë dhe thyhen xhamat e një lokali, përplasje e fortë mes tifozëve të ekipeve Partizani e Tirana

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është përfshirë nga trazira e rrëmuja vetëm pak orë para nisjes së derbit Partizani-Tirana. Mësohet se tifozët e ketyre dy klubeve janë përleshur me njëri-tjetrin, por kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në bizneset e qytetit të Elbasanit.

Konkretisht janë thyer xhamat e një lokali dhe është djegur një automjet, duke bërë që të gjithë vendin ta mbuloje tymi. Në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në pamjet kanë mbërritur forca të shumta policie.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button