Sport

Eleminoi Real Madrid nga Kupa e Mbretit, ekipi modest kushton më pak se Tirana dhe Partizani

SPANJË– Real Madrid u eleminua nga Kupa e Mbretit nga skuadra e Alcoyano, klub që militon në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll. Një ndeshje që u luajt 120 minuta dhe në fund fati u buzqëqeshi skuadrës modeste.Nëse shohim vlerën e dy skuadrave, diferencat janë të frikshme.

Ekipi madrilen vlen në total 782 milionë euro, ndërsa ekipi që i mundi për t’u kualifikuar në fazën tjetër vlen vetëm sa “bishtat” e shifrës së Realit, 2.60 milionë euro. Një çmenduri që mund të kuptohet vetëm në një mënyrë: “Ekipi që fiton është ai që e dëshiron më shumë fitoren”.

Po të marrësh një krahasim shikon se vlera e klubit të Alcoyanos nuk kalon as dy skuadrat e kryeqytetit  Tirana me 5.4 milionë dhe Partizani që vlen 5.25 milionë euro.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button