Uncategorized

Emanuel Macron kërkon shpejtim të procesit të vaksinimit: Duhet të ecim me ritme më të shpejta

FRANCË-Presidenti francez, Emanuele Macron ka deklaruar ditën e sotme se duhet të shpejtojnë ritmin e vaksinimi kundër Covid-19. Ai iu ka bërë thirrje ekipit që merret me fushatën e vaksinimit që të përshpejtojë punën, pasi sipas tij po punohet ngadalë.

“Shpejt dhe me forcë! Unë jam në luftë që nga mëngjesi, dita, deri në mbrëmje dhe pres të njëjtin angazhim nga të gjithë. Duhet të ecim me ritme më të shpejta,“-ka thënë ai.Franca ka nisur vaksinimin në 27 dhjetor. Sipas mediave deri më tani në Francë kanë marrë dozat e para në vaksinës 352 njerëz. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në Francë janë shënuar 2,643,239 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 64,921 pacientë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button