Aktualitet

Emigrantët shqiptarë bllokohen në Kakavijë, autoritet greke nuk lejojnë kalimin e tyre

Shqiptarët, të cilët kanë qenë të pajisur me dokumenta të rregullta dhe leje qëndrimi në Greqi por mjetet e tyre të identifikimit kanë qënë jashtë afateve të përdorimit ligjor.

GJIROKASTËR– Disa emigrantë shqiptarë janë bllokuar në Kakavijë nga ana e autoriteteve greke. Shqiptarët, të cilët kanë qenë të pajisur me dokumenta të rregullta dhe leje qëndrimi në Greqi por mjetet e tyre të identifikimit kanë qënë jashtë afateve të përdorimit ligjor.

Qeveria greke njoftoi se të gjithë emigrantëve shqiptarë që u ka skaduar leja e qëndrimit nuk do të penalizoheshin, por do të shtyhej afati i përdorimit të tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo lajmi duket se nuk ka shkuar deri në doganë, pasi zyrtarë të shërbimit kufitarë bëjnë me dije se për të zbatuar ligjin duhet që t’u vihet në dispozicion një dokument i shkruar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button