Aktualitet

EMRI/ I qëlluan me armë drejt makinës, pista kryesore e hetimit

Mbrëmjen e së martës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë ku në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduart Pica,25 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se Pica 3 vite më parë ka qenë i ndaluar për një aksident të ndodhur në Fushë Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button