Aktualitet

EMRI/ Kush është efektivja 25 vjeçare që vdiq pasi u tërhoq zvarrë nga trajleri në portin e Durrësit

 Arkineda Haskasa është punonjësja e sigurisë, 25 vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një automjet tip trajler në portin e Durrësit dhe ndërroi jetë. Vihet re se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, por efektivja nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të rënda.

Mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, e cila pritet të zbardhet nga dëshmia e shoferit 39-vjeçar, i cili është shoqëruar për në ambientet e policisë.

Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit. Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button