Sport

Epokë e re te Kukësi, Mirel Josa zbarkon në fushën e blertë

Mirel Josa u zyrtarizua si trajneri i ri i Kukësit. Pas largimit të Skënder Gegës, stoli i Kukësit iu besua përkohësisht Rraman Hallaçit dhe tani ai do të jetë ndihmës i Josës. Ky i fundit sot ka dalë në fushë dhe ka zhvilluar seancën stërvitore.

“Ekipi ka zhvilluar sot stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, i cili u shoqërua nga ndihmësi Rraman Hallaçi dhe drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi.

Trajneri Josa foli para skuadrës, duke u prezantuar dhe duke mbajtur fjalimin e parë, teksa objektivat e klubit mbeten të njëjta, titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë. Ditën e nesërme në orën 11:00, trajneri Mirel Josa do të prezantohet para mediave”, njofton klubi verilindor në rrjetet sociale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button