Sport

Etrit Berisha gati të rikthehet sërish në Serie A, trajneri serb e kërkon në skuadrën e tij

Në mediat italiane raportohet se është Bologna që drejtohet nga serbi Sinisa Mihajlovic po e vëzhgon me kujdes Berishën

ITALI-Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë, portieri shqiptar humbi rolin e titullarit, por tani në ndeshjet e fundit, porta e skuadrës nga Ferrara është kthyer e sigurtë, falë edhe paraqitjeve të mira që po bën Berisha.

Madje edhe në Kupën e Italisë do të vinte një performancë e mirë kundër Sasuolos, duke i dhënë SPAL mundësinë që të eliminoi ekipin e Serisë A dhe për të gjetur Juventusin. Në mediat italiane raportohet se është Bologna që drejtohet nga serbi Sinisa Mihajlovic po e vëzhgon me kujdes Berishën.

Portierit shqiptar do t’i ofrohej vendi i titullarit nëse do të ndodhte ky kalim, por ka ende mosmarrëveshje mes dy klubeve për të mbyllur negociatat pasi SPAL kërkon shitjen e plotë, ndërsa Bologna kërkon fillimisht huazimin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button