Bota

Evakuoet një qendër tregtare në New York, një makinë gjendet e mbushur me eksploziv

SHBA- Një qendër tregtare nw New York është evakuuar ditën e sotme pasi dyshohet se një makinë Tesla e mbushur me eksploziv është parkuar poshtë saj. Lajmin e ka bërë të ditur  mediat e huaja të cilat shkruajnë se makina mund të jetë e mbushur me propan.

Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare të Queens Place Mall në Elmhurst. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zyra e policisë së New Yorkut në Twitter. Ajo shkroi se evakuuimi i njerëzve erdhi pasi një automjet me eksploziv ishte vendosur në parkimin poshtë saj.

Në vendngjarja kanë shkruar ekspertët e skuadrës së bombave, të cilët po hetojnë makinën. Gjithashtu janë mbyllur edhe të gjitha rrugët lokale dhe njerëzit që jetojnë në këtë zonë janë evakuuar. Ende nuk dihet se kush është pronari i makinës apo kush e ka vendosur atë në qendrën tregtare.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button